Praxis für Akupunktur und Komplementär-Therapien
Mentor Arapi - Master Degree TCM

Humanmediziner_Arzt_Diplom.pdf

Arapi_Mentor_Lebenslauf_2023.pdf 

Assistenzarz_Zürcher_Höhenklinik_Wald_2014_2015.pdf

Assistenzarzt_Uniklinik_Balgrist 2013_Zürich.pdf


Albanisch / Shqip

Dr. Mentor Arapi_DOKTOR i MJEKËSISË - DEGA E PËRGJITHSHME ( Mentor Arapi_CV_Shqip.pdf)

Studimet i kam kryer në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe në vitin 1995 kam diplomuar si DOKTOR i MJEKËSISË - DEGA E PËRGJITHSHME. Në Zvicër jam i vendosur që 35 vjet dhe jetoj në qytetin e Cyrihut.

Nga viti 1998 kam punuar si Mjek dhe Zëvendësues i Udhëheqësit të Ordinancës për SËMUNDJET INTERNE Dr. med. Rolf Dünnenberger FMH Innere Medizin në Liestal/BL gjer në mars të vitit 2000. Pastaj deri në fund të vitit kam punuar në Ordinancën për Kirurgjinë e Nyjeve të Dores "Ambulatorium Oristal" tek Dr. Reiner Stotz në Liestal.
Në vitin 1999 kam fituar titullin si Doktor për Akupunkturë dhe Mjekësi Tradicionale Kineze të akceptuar nga Asociacioni i Shoqatave të Mjekëve Zviceranë (ASA), ky titull njihet edhe nga FMH (Federatio Medicorum Helvetica).
Nga kjo kohë e udhëheqi Ordinancën për AKUPUNKTURË DHE MJEKËSI KOMPLEMENTARE në Löwenstrasse 53 në Cyrih. Prej vitit 1994 e gjer më sot kam diplomuar gati të gjitha degët e Mjekësisë Komplementare sic janë: HOMËOPATHIA, MJEKËSIA ANTHROPOSOPHIKE, MJEKËSIA INDIANE (AYURVEDA), NEURALTHERAPIA, PHYTOTHERAPIA. ULTRAZËRI dhe kam mbrojtur titullin Doktor i Mjekësisë Natyrore (NATURARZT).
Prej gjysmës së vitit 2002 kam filluar studimet 3 vjecare pranë Akademisë së Mjekëve Zviceranë për MJEKËSI TRADICIONALE KINEZE, për të mbrojtur Titullin "MASTER-DEGREE" i cili njihet si titulli më i lartë dhe pastaj akceptohet në gjithë botën. Ky studim është bashkëpunim i Akademise Zvicerane dhe Universitetit të BEJINGUT, ku përfundon me nënshtrimin e provimeve 2 Javore pranë këtij Universiteti.në nëntor të vitit 2005 në Republiken Popullore të Kinës që është nën Patronatin e Profesorëve Kinezë dhe atyre Botëror. Në nëntor të vitit 2005 kam dhënë provimin dhe mbrojtur Diplomën ku kam fituar Titullin MASTER DEGREE (TCM).
Vitin e kaluar është zbuluar Laseri që e zëvendëson gjilpërën e Akupunkturës dhe që është Inovacioni më i ri në Mjekësinë Universitare të. Universitetit të Grazit (Austri), ku njiherit e kam marrë Çertifikatën për ti aplikuar Gjilpërat e Laserit (Laser Needles) në Ordinancen time ku dhe posedoj tre laserë të tipit më të ri.
Gjatë gjithë kësaj kohe kam kryer Praktikumet e ndryshme në Universitetin e Cyrihut, në Spitalin Kantonal të Winterthurit, Lukas Klinikë dhe Ita Wegman Klinikë në Arlesheim/BL, këto janë dy qendra kryesore për Therapinë e Tumoreve me metodat komplementare, ku përdoret Therapia me Iscador e cila metodë ka treguar sukses në shërim dhe e zvogëlon nevojën për Chemotherapi.
Jam anëtar i rregullt i disa Akademive:siç është ajo Zvicerane, Gjermane dhe asaj Evropiane si dhe Akademive Botërore në Mjekësinë Komplementare ku edhe përfaqësoj Republikën e Kosovës.
Studimet që i kam kryer prej vitit 1993 e gjer më sot.

STUDIMET NË MJEKËSINË TRADICIONALE KINEZE

Në qershor të vitit 1993 jam regjistruar në Akademinë Gjermane (Deutsche Akademie für Akupunktur und Auriculomedizin), pastaj kam bartur Studimet në Akademinë e Mjekëve Zviceranë që është simotër e Akademisë Gjermane (Schweizerische Ärztegesellchaft für Aurikulomedizin und Akupunktur), kjo ishte e vetmja mënyrë që të regjistrohem në Akademinë e Mjekëve Zviceranë. Diplomën e parë e kam marrë mbas dy vjetëve studimi duke ju nënshtruar provimit A-DIPLOMËN për AKUPUNKURË, e cila daton 07.07.1995 dhe me 05.10.1995 A-DIPLOMËN në AURICULOMEDICINË në Cyrih. Me 5 Prill të vitit 1994 kam regjistruar Akupresurën dhe Masazhën Kineze - TUINA pranë shkollës BIO-MEDICA në Cyrih, ku e kam përfunduar me ÇERTIFIKATË.
Në mars të vitit 1995 jam regjistruar në AKADEMINË EVROPIANE PËR AKUPUNKTURË (EUROPÄISCHE AKADEMIE FÜR AKUPUNKTUR e.V.), ku i kam përcjellur studimet në Davos, Cyrih, Lucern, Bern, Leipcig, Berlin, Stuttgart dhe Mynhen dhe pas katër viteve me 01.07.1999 më është dhënë DIPLOMA si MJEK me AFTËSI PROFESIONALE për MJEKËSI TRADICIONALE KINEZE dhe AKUPUNKTURË si dhe LIÇENCA E PUNËS nga organi më i lartë zyrtar ASA (ASOCIACIONI I AKADEMIVE TË MJEKËVE ZVICERANË PËR MJEKËSI KINEZE DHE AKUPUNKTURË) e akceptuar edhe nga FMH (Federatio Helvetica Medicorum - Organizata e Doktoreshave dhe Doktorëve Zviceranë).
Në prill të vitit 1999 kam filluar studimet e Farmakologjisë Kineze (Medikamentet Kineze si dhe Terapinë në sekcionet e ndryshme të Mjekësisë siç janë: Sëmundjet e Ftohjes, Sëmundjet Infektive, Sëmundjet e Mushkërive, Sëmundjet e Traktit Digjestiv, Sëmundjet Mentale, Gjinekologjinë, Sëmundjet e Fëmiëve, Sëmundjet e Lëkurës, Sëmundjet Reumatike, Sëmundjet Kancerogjene, Diabetin etj.), pranë Akademisë së Mjekëve për Mjekësi Tradicionale Kineze në Zvicër (AG-TCM), ku në shtator të vitit 2005 kam mbrojtur Diplomën.
Në maj të vitit 2003 kam filluar studimet për Titullin më të lartë në Mjekësinë Tradicionale Kineze MASTER DEGREE (TCM), i cili Titull njihet (akceptohet) në gjithë botën dhe ka kuptimin si Mësues-Mjeshtër i cili përfshin:
AKUPUNKTURËN E TRUPIT, AKUPUNKTURËN E KAFKËS, AKUPUNKTURËN NË LAPRËN E VESHIT (AURIKULOMEDICINË), LASERAKUPUNKTURËN, ELEKTROAKUPUKTURËN, AKUPRESURËN, MOXIBUCIONIN, GUA-SHA METODËN, FARMAKOLOGJINË KINEZE SI DHE TERAPINË KINEZE në të gjitha SEKCIONET e MJEKËSISË; të cilat i kam përshkruar më lartë si dhe metodat e Gjimnastikes Shëruese TAI-QI si dhe QI-GONG.
Këtë studim e ka organizuar Akademia e Mjekëve Zviceranë (SÄGAA) në bashkëpunim me Universitetin e Pekinit (Kinë) dhe është i vetmi Studim në Evropë që zgjatë tre vjetë dhe si
kusht që të regjistrohesh duhet të keshë Diplomen si Mjek për Mjekësi Tradicionale Kineze dhe ti nënshtrohesh Provimit përkatës. Ky grup përfshin afër 80 Mjekë, ku prej tyre 30 janë udhëheqës të Spitaleve dhe Specialistë dhe Mjekë të të gjitha sekcionëve të Mjekësisë dhe anëtarë të Akadamive të ndryshme.
Gjatë këtij studimi referojnë Profesorët Kinezë me renome Botërore. Provimit i jemi nënshtruar në Universitetin e Pekinit i cili ka zgjatur dy javë dhe është mbajtur në nëntor të vitit 2005 në Republikën Popullore të Kinës. Provimin e kam përfunduar me sukses të shkëlqueshëm.
Në vitin 2003- 2004 kam marrë pjesë në disa Seminare, ku spjegoheshin eksprimentet e ndryshme të veprimit të Laserit në Pikat e ndryshme të Akupunkturës, e cila vërtetohet nëpërmes Kompjuter Tomografisë dhe Aparaturave më bashkëkohore, ku edhe e kam marrë Çertifikatën për përdorimin e GJILPËRAVE TË LASERIT (LASERNEEDLE) që e zëvendësojnë Gjilpëren e rëndomtë të Akupunkturës dhe është një nga inovacionet në mjekësinë bashkëkohore, e zbuluar nga Prof. Dr. Gerhard Litscher i Universitetit të Grazit. Në fillim të vitit 2004 kam filluar të mësoj Gjuhën dhe Kaligrafinë Kineze në Shkollën e Lartë në Cyrih (Kaufmanische Schule).

HOMËOPATHIA

Prej 03.03.1995 e gjer më 29.01.1997 kam studiuar Homëophatinë pranë Akademisë Germane, e ashtuquajtura DITËT E MJEKËVE GJERMANË PËR MJEKËSI PA VEPRIME ANËSORE (DEUTSCHE ÄRZTETAG FÜR MEDIZIN OHNE NEBENWIRKUNGEN e.V.); ku kam marrë pjesë në të gjitha Supervisionet që ka zgjatur një vjet e gjysmë dhe kam dorëzuar 48 Punime Homëophatike me pacientat personal ku në çdo punim është përcaktuar Diagnoza diferenciale dhe Terapia. Si kontrollues të punimeve (mentor) kam pasur Fr. Dr. med. Barbara Irmler, ku njëkohsisht kam absolvuar Provimin Praktik dhe Teorik ku kam marrë ÇERTIFIKATËN si MJEK për HOMËOPATHI dhe Punë të Pavarur.

MJEKËSIA ANTHROPOSOFIKE

Në Lukas Klinikë të Arlesheim-it kam marrë pjesë në Seminarin Dhjetë Javor për Mjekë, të organizuar nga Sektioni i Mjekëve në Goetheanum për Mjekësi Anthroposofike, ku edhe kam marrë Çertifikatën si Mjek për Anthroposofi, e cila daton 21.04. 1996 deri 28.06.1996. Pastaj kam kryer Praktikat e ndryshme në këtë Klinikë, e cila njihet në Zvicër si Klinikë Komplementare për Sëmundjet e Kancerit (Klinika Onkologjike), ku përdoren të gjitha llojet e Barnave Bimorë. Kjo Klinikë është e specializuar për dhënjen e AMPULLAVE TË ISCADOR-it,dhe shumë Preparateve të tjera, të cilët gjinden në duart e Mjekëve të specializuar për këtë metodë dhe mirren vetëm nëpërmes Rezeptit dhe Apothekës së Klinikës. Praktikat e tjera i kam kryer në Ita Wegman Klinikë, Paracelsius Klinikë, gjithashtu Klinika të specializuara për Mjekësi Komplementare, por të Sekcioneve të ndryshme siç janë: Pediatria, Gjinekologjia, Sëmundjet Interne, Sëmunjet e Mushkërive etj. Tani jam Anëtar i Grupit të Mjekëve të Kantonit të Cyrihut për Mjekësi Anthroposofike, ku çdo javë takohemi dhe diskutojmë për format e Therapisë dhe rastet e komplikuara.
Ayurveda - Mjekësia Indiane
Në vitin 1998 kam filluar të studioj Mjekësinë Indiane, ku kam përcjellur pjesën e përgjithshme dhe Farmakologjinë pranë SEVA-s, Akademisë në Mynhen, por për fat të keq në Zvicër nuk egziston nje Klinikë e tillë por vetëm disa Apotheka që i posedojnë këto medikamente, ku disa prej këtyre medikamenteve kanë treguar sukses të mirë tek Sëmundjet Reumatike dhe Onkologjike.
Mjekësia Indiane ka literaturë të bollshme, mirëpo jo në mënyrë klinike të vërtetuar sikurse Mjekësia Kineze. Mirëpo kjo nuk do të thotë se Mjekësia Indiane ka më pak sukses se mjekësitë tjera, mund të them se është më tepër përvojë personale e Mjekëve Indianë.
Në tetor të vitit 2002 kam fillur t´i përcjell Seminaret pranë Akademisë Mjekësore Zvicerane për Phytotherapi (SMGP), ku temë diskutimi kanë qenë Veprimi dhe Indikacionet e Barnave Bimorë tek Sëmundjet e Organeve të Frymarrjes, Sistemit Muskular-Eshtror dhe Indit Lidhor, Sëmundjet e Lëkurës, Sistemit Nervor dhe Çrregullimet Psiqike, Sistemit Digjestiv, Sistemit Kardiovaskular, Sëmundjet e Organeve Gjenitale dhe Steriliteti, Sistemit Urogjenital dhe Sëmundjet e Metabolismit dhe të Ushqimit.
Në këtë vit do ta mbroj Punimin e Diplomës "Veprimi i Barnave Bimorë dhe Preparateve Standarde tek Gurët në Veshkë dhe Tamth, Uretër dhe Mëshikëzën e Urinës, Infekcionet e Sistemit Urogjenital duke përfshirë Nefritin Akut, Cystitet dhe Prostatitin.
NEURALTHERAPIA
Kam përcjell disa Seminare të Neuraltherapisë (Anestesia Lokale Therapeutike si metodë e rregullimit te fushave çrregulluese tek Sëmundjet Kronike) në Akademisë Gjermane në Mynhen në vitin 2001.

DOKTOR I NATYRËS (NATURARZT)

Unë iu kam bashkangjitur Organizatës së Bashkuar të Mjekëve të Natyrës (NVS- Herisau) në qershor të vitit 1998, ku kam qenë si Anëtar me shenjën "B" që do të thotë kam pasë vetëm të drejtë Praktikumi. Në gjysmën e vitit 1999 mbas Provimeve të caktuara kam marrë Anëtarësi me shenjën "A", ku më është dhënë Liçenca e Punës dhe Konkordatnumri, me të cilin numër të gjitha Kasat Shëndetësore në Zvicër e pagujnë Therapinë tek unë nëpërmjet Pjesës Plotësuese të Kasës Shëndetësore.
Më 17 korrik 2003, mbas të gjitha Provimeve dhe Përvojës 3 vjeçare kam marrë Diplomën si Doktor i Natyrës (NATURARZT) dhe më 19 Korrik 2004 kam marrë Çertifikatën e Ordinancës që plotëson të gjitha kushtet e regelmentit të lëshuar nga Komisioni i Inspektoriatit dhe Presidenca e NVS-it. SBO-TCM (SCHWEIZERISCHE BERUFSORGANISATION FÜR TRADITIONELLE CHINESISCHE MEDIZIN - Organizata Profesionale Zvicerane për Mjekësi Tradicionale Kineze).
Pasi i kam plotësuar të gjitha kushtet dhe iu kam nënshtruar Provimit përkatës, më kanë pranuar si Anëtar të kësaj Organizate, ku kam të drejtë të punoj si i Pavarur. Për këtë e ka dhënë pëlqimin edhe Shefi I Sekcionit Medicinal i Kantonit të Cyrihut (Kantonsarzt).